Flash News

KRYESORE

Burrit në SHBA i refuzohet azili pas pretendimit për diskriminim fetar, apeli i gruas së sëmurë: Po u kthye në Shqipëri, nuk ka kush kujdeset për mua

Burrit në SHBA i refuzohet azili pas pretendimit për diskriminim

Në kohën kur Shqipëria ishte një vend komunist, rreth viteve ’90, familja shqiptare Rranxhbugaj ka kërkuar azil fetar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. kjo familje ishte e persekutuar për shkak të predikimit të fesë që në ato vite ishte e ndalur në Shqipëri dhe për të pasur këtë liri të munguar ata shkojnë në Amerik.

Kanë kaluar vite dhe pas stabilizimit të situatës në Shqipëri ku feja filloi të lejohej, azili i tyre u anulua dhe po kërkohej që ata të ktheheshin në atdheun e tyre.

Por Flora Ranxhbugaj ka probleme shëndetësore, ajo është diagnostikuar me sklerozë të theksuar. Për shëndetin e saj kujdeset bashkëshorti i cili i qëndron gjithmonë pranë se në të kundërt ajo nuk do mund të mbijetonte.

Mjekët e Florës kanë deklaruar se ajo e ka të pamundur të udhëtoj për shkak të sëmundjes, kurse bashkëshorti i saj Ded duhet të kthehet në Shqipëri. Ded po bënë të pamundurën të rri pranë Florës së sëmurë e cila qëndron në një karrocë me rrota, për këtë situatë avokati i kësaj familje deklaron se zyra e Emigracionit ka akoma mundësi ta kthej vendimin dhe bashkëshortët Rranxhbugaj të qëndrojnë bashkë.

"Ata po më vrasin duke më kthyer Shqipëri, po largohen nga familja ime, po largohen nga fëmijët e mij, ta lë gruan time të vdes në shtëpi", tha Ded.

"Burri im është kujdesur për mua për shumë vite," tha Flora. "Ai është burrë i mirë, baba i mirë. Më mirë preferoj të më vrasin se sa të më marrin burrin dhe të më lënë mua këtu".

 

 

Të fundit