Flash News

KRYESORE

‘Bushati 2’ ndryshon tërësisht stafin në Ministrinë e Jashtme, Pirro Vëngun e dërgon te AntiKorrupsioni në Kryeministri

Mandati i dytë i Ditmir Bushatit në Ministrinë e Jashtme është shoqëruar me ndryshime të mëdha brenda këtij institucioni.

Fillimisht u mësua se këshilltari për mediat, Glevin Dervishi ishte larguar nga Ministria e Jashtme për t’iu bashkuar stafit të zv/kryeministres Senida Mesi, ndërkohë një tjetër lëvizje më e madhe ka ndodhur pak ditë më parë.

Pirro Vëngu nuk është më shef i kabinetit në ministrinë e drejtuar nga Bushati. 32 vjeçari është transferuar në Kryeministri, atje ku drejton sektorin e rëndësishëm të AntiKorrupsionit.

Kjo lëvizje është pasqyruar edhe në profilin në ‘Twitter’ nga vet Vëngu, i cili shkruan se tashmë punon në Kryeministri “në politikat antikorrupsion dhe reformat e BE-së në Shqipëri”, ndërsa më parë ka mbajtur postin e shefit të kabinetit në MPJ.

Hera e fundit kur Vëngu është shfaqur në krah të Bushatit ka qenë në samitin e 'Bled', i zhvilluar në fillim të muajt shtator në Slloveni, raporton Politiko.al.

Pirro Vëngu tërhoqi vëmendjen e medieve pak vite më parë kur nga Greqia i mbërriti një letër se duhet të kryente shërbimin ushtarak, për shkak të nënshtetësisë që zotëron. Kjo e dhënë shkaktoi debate të shumta në media për shkak të detyrës së lartë që Vëngu mbante në Ministrinë e Jashtme, megjithatë, ministri Bushati e mori në mbrojtje duke vlerësuar përkushtimin e tij.

Sofja angazhon Parlamentin Evropian: Shqipëria të njoh minoritetin bullgar

 

Të fundit