Flash News

KRYESORE

Bushati anashkalon Demirajn, Xhafaj shkon në Francë si (ish) ministër i Brendshëm

Bushati anashkalon Demirajn, Xhafaj shkon në Francë si (ish)

Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka zhvilluar një vizitë në Francë ku është takuar me ministrin e Brendshëm, Gérard Collomb dhe ministren e ngarkuar me Çështjet Europiane, Nathalie Loiseau.

Në qendër të takimeve ishte situata e krijuar nga rritja e kërkesave të shqiptarëve për azil në Francë, përfshirë nga fëmijë të mitur të pashoqëruar. Për këtë çështje madhore për Shqipërinë, i pranishëm në diskutime duhet të ishte edhe ministri i Brendshëm, Dritan Demiraj, veçanërisht në takimin me homologun francez, por Bushati nuk e ka përfshirë në delegacion.

Në vend të ministrit në detyrë, në Paris ka shkuar ish-ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Pjesëmarrja e Xhafajt në këto takime nuk është vetëm anashkalim i Demirajt, por rikonfirmim i deklaratave të Edi Ramës për rikthimin në detyrë, në muajn shtator, të ish-ministrit të shkarkuar pas marrëveshjes së 18 majit.

Bushati në Francë, propozon plan veprimi kundër azilkërkuesve

Të fundit