Flash News

KRYESORE

Bushati: BE bëri një hap pas, por politika shqiptare duhet të bënte kompromis

Bushati: BE bëri një hap pas, por politika shqiptare duhet të

Ish ministri i Jashtëm Ditmir Bushati mendon se partitë politike shqiptarë duhet që të mendonin më shumë për imazhin e Shqipërisë dhe të bënin kompromis pasi kjo ndikoi në vendimin për hapjen negociatave me BE-në.

“Fjala kompromis duket si fjalë turpi. Ne kemi kultivuar ndjesinë e poshtërimit të kundërshtarit, ose të një njeriu që mendon ndryshe nga vija kryesore e sjelljes politike. Ne duhet të kuptojmë që duhet të zhvillojmë kapacitet për më shumë kompromis, sepse do ta kemi më të thjeshtë për t’u marrë vesh me BE.

Fakt është që ne përjetuam një zmbrapsje nga pikëpamja e kulturës politike më 2019. Dukej sikur ne kishim hyrë në një periudhë para-politike. Imazhi i vendit është përgjegjësi e përbashkët e opozitës dhe mazhorancës.”, tha ai në emisionin Real Story në News 24.

Për Bushatin, mosmarrja e vendimit më 18 tetor është një hap pas për unionin.

“Nuk prisja që të kishte një hap pas, sepse nëse shohim vendimin e para pak ditëve, me vendimin e 2018 është një hap pas nga BE, por mendoj që Shqipëria meritonte që të niste këtë proces në 2018 dhe besoj se nga nisja e këtij procesi përfitojnë të gjithë, edhe vetë BE, sepse shton influencën në një zonë, apo në një kopsht të tij.”

Të fundit