Flash News

KRYESORE

Bushati dorëzon detyrën: Nuk ka garanci se ajo çfarë kemi përpara do të jetë më e mirë

Bushati dorëzon detyrën: Nuk ka garanci se ajo çfarë kemi

Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, në momentin e dorëzimit të detyrës, ka bërë një bilanc të punës së tij për këto 5 vite në krye të Ministrisë.

“Nuk ka garanci se ajo çfarë kemi përpara do të jetë më e mirë a më e lehtë se ajo çfarë po lëmë pas. Puna jonë transformuese ka krijuar me siguri të pakënaqur dhe kundërshtarë. Por një gjë është e sigurt: sfidat na kanë bërë më të fortë, më të qëndrueshëm e shpresoj më të denjë për Shqipërinë e të nesërmes”, ka thënë ndër të tjera Bushati.

Gjithashtu, ish ministri i Jashtëm ka falënderuar stafin dhe bashkëpunëtorët, duke renditur edhe ato që i njeh si suksese të punës së përbashkët me ta.

Kujtojmë që Gent Cakajt, nga Kosova,  ishte një emër  që ngjalli shumë debate mes kryeministrit Edi Rama dhe presidentit Ilir Meta, pasi nga ky i fundit refuzoi që ta dekretonte.

Megjithatë, edhe pse emërimi i Cakajt në krye të Ministrisë për Europën dhe Punët e jashtme ngjalli shumë debate në qarqet politike dhe intelektuale, kryeministri Edi Rama gjeti mënyrën për t'ia deleguar funksionet atij, edhe si zv. ministër.

Të fundit