Flash News

KRYESORE

Bushati flet për mundësinë e shkëmbimeve të territoreve Kosovë-Serbi: Të mos e hapim kutinë e Pandorës

Bushati flet për mundësinë e shkëmbimeve të territoreve

Tirana nuk e mbështet idenë e shkëmbimit të territoreve midis Kosovës dhe Serbisë. Kjo është konfirmuar nga ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, gjatë një interviste me zv/presidentin Ekzekutiv të Këshillit Atlantik, Damon Wilson, ku e ka konsideruar këtë veprim të mundshëm si hapje të kutisë së Pandorës në rajon.

“Mendoj se kjo do të shkonte kundër frymës së të gjitha përpjekjeve të bëra në Ballkan gjatë tre dekadave të fundit. Do të shkonte kundër frymës së Aktit Final të Helsinkit dhe dokumenteve të tjera ndërkombëtare me vlerë ligjore. Duhet të jemi shumë të kujdesshëm që të mos hapim kutinë e Pandorës për raste të tjera në rajon” është shprehur Bushati.

Ideja e shkëmbimit të territoreve po gjen gjithnjë e më shumë mbështetje në Beograd, ndërsa janë shfaqur zëra pro edhe në Prishtinë. Gjithsesi, kryeministri Ramush Haradinaj dhe ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli, janë shprehur kundër.

Të fundit