Flash News

KRYESORE

Bushati i ‘kthen nderin’ Albin Kurtit: Personalitet kombëtar me ide të çmuara

Bushati i ‘kthen nderin’ Albin Kurtit: Personalitet kombëtar me

Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati nuk i ka fshehur raportet e tij të mira me kryetarin e Vetvendosjes ne Kosove, Albin Kurti, edhe pse ai njihet si ‘armik’ i kryeministrit Rama. Në studion e emisionit ‘Tempora’ në Ora News, Bushati e cilësoi Kurtin si personalitet kombëtar.

“Është personalitet publik në botën shqiptare, disa prej ideve te tij i kam çmuar dhe i çmoj, ashtu siç ka çeshtje per te cilat kemi edhe qendrime te ndryshme”.

Një muaj më parë, Kurti zhvilloi një takim në kryqytet me Bushatin, ku vlerësoi rolin e tij në çështjen e kufirit Kosovë – Serbi. “Njihemi kahershëm, kemi shumë ide të përbashkëta dhe në aspektin kombëtar edhe ideologjik. Dhe kam shumë respekt për punën me zemër dhe një lloj cilësie që nuk e has”, tha ai.

“Ka mundësi edhe për shkak se është një punëtor i zellshëm, por i heshtur. Nuk është preokupuar me protagonizmin, por me efektin e tyre praktik”, theksoi Albin Kurti në A-Shoë të Adi Krastës.

Të fundit