Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Bushati intervistë për “ New Atlanticist”: BE gabim strategjik me shtyrjen e hapjes së negociatave për Shqipërinë
Ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ndodhet në një vizitë zyrtare Washington DC, në cilësinë e kreut të delegacionit Parlamentar të OSBE. Në nisje të kësaj vizite, Bushati është ndalur në një diskutim të hapur me diplomatë dhe ekspertë në Atlantic Council mbi mjedisin e sigurisë dhe sfidat me të cilat përballet Ballkani Perëndimor.
Ish-kreu i Diplomacisë Shqiptare tha se, “procesi i anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE duhet të trajtohet si përgjegjësi historike nga ana e BE-së në funksion të konsolidimit të projektit europian të ribashkimi të kontinentit. Vështruar në këtë mënyrë, nevojitet një qasje e re angazhuese ndaj Ballkanit Perëndimor përmes një plani konkret që siguron zbatimin e standardeve europiane, zhvillimin ekonomik dhe zbut hendeqet ekzistuese me vendet anëtare të BE-së”.
Bushati ka dhënë dhe një intervistë për “ New Atlanticist”. “
New Atlanticist: Këshilli Evropian së fundmi kundërshtoi hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Çfarë efekti do të ketë ky vendim në marrëdhënien mes BE-së dhe rajonit?
Bushati: Kundërshtimi këmbëngulës ndaj hapjes së bisedimeve të pranimit në BE me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, me gjithë rekomandimin e Komisionit Evropian dhe vullnetin e pjesës më të madhe të vendeve anëtare të BE-së, e të Parlamentit Evropian, e ka dobësuar ndikimin e mbetur të BE-së në pragun e vet, duke vënë në rrezik aftësinë e saj për të farkëtuar zhvillime strategjike e stabilitet në Evropën Juglindore. Në këndvështrimin tim, ky është një gabim strategjik i cili ndihmon në konsolidimin e “status quo-së” në Ballkanin Perëndimor. Detyra e Bashkimit Evropian është të kontribuojë në stabilitetin dhe sigurinë e Evropës Juglindore, prandaj procesi i anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor në BE duhet ta konsiderohet si një politikë e përgjegjshme dhe jo si barrë.
Neë Atlanticist: Presidenti Francez Emmanuel Macron ka propozuar një plan për reformimin e procesit të anëtarësimit të BE-së në përpjekje për të shpjeguar vendimin e tij për bllokimin e hapjes së negociatave. Si i vlerësoni këto propozime? I mbështesni këto propozime apo mendoni se do të mund të “kërcënojnë” anëtarësimin e Shqipërisë?
Bushati: “Bllokimi i procesit të anëtarësimit për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut është parë gjerësisht si një hap prapa. Por, ka disa elemente pozitivë në të. Së pari, fakti që Franca nuk kundërshton hapur të ardhmen e anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE. Në këndvështrimin tim, qëllimet e Makronit mund shpjegohen më mirë si një përpjekje për të hapur një diskutim më të gjerë rreth procesit të anëtarësimit, prakticitetit dhe mundësisë për të arritur rezultate të prekshme.
Siç them zakonisht, “njerëzit nuk hanë kapituj”. Prandaj, duhet të jesh në gjendje që t’ju shpjegosh qartë qytetarëve kërkesat dhe përfitimet e këtij procesit. Duhet të jesh në gjendje të tregosh që ka një lidhje të drejtpërdrejtë mes ritmit të progresit të anëtarësim dhe progresit në terma të arritjes së standardeve demokratike dhe përmirësimit të standardit të jetesës. Në këtë drejtim, disa nga idetë e hedhura në tryezë nga Franca dhe Presidenti Macron duhet të bëhen pjesë e metodologjisë së zgjerimit. Jam dakord me Macron që ka nevojë për reformim të procedurave të zgjerimit dhe metodologjisë për ta sjellë atë më pranë qytetarëve. Nga ana tjetër, unë nuk shoh dhe nuk e kuptoj pse reformimi i këtij procesi duhet të mbajë peng Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Do të duhej të ishte më e lehtë të bashkërendoje integrimin me të thellë brenda BE me dëshirën e vendeve kandidate për të nisur procesin e anëtarësimit.
Neë Atlanticist: Ka pasur shqetësim se bllokimi i negociatave mund të shkaktonte një reagim të ashpër në Maqedoninë e Veriut, përsa kohë që marrëveshja e Prespës me Greqinë ishte artikuluar me besimin që do të hapte derën e anëtarësimit në BE. Çfarë efekti do të ketë bllokimi i negociatave për Shqipërinë? Do të ketë ngjashëm ashpërsim të reagimit drejt BE?
Bushati: Ka frustrim, pasi në qershor të vitit 2018 vendet anëtare unanimisht dakordësuan një kalendar për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë. Ata njohën progresin e bërë nga Shqipëria dhe ranë dakord që konferencën e parë ndërqeveritare, e cila simbolizon fillimin real të procesit të anëtarësimit, të zhvillohej në fund të 2019-ës. Vendimi i tetorit është parë si një hap prapa. Është shumë e rëndësishme të ruhet besimi dhe para shikueshmëria të ky proces.
Ndonjëherë kam ndjesinë që për BE-në, anëtarësimi jo vetëm i Shqipërisë por i të gjithë vendeve të Ballkanit Perëndimor po shihet si barrë, më shumë sesa si një mundësi historike për Bashkimin Evropian për të përmbushur përgjegjësitë e veta. Nuk duhet të harrojmë që procesi i bashkimit të Evropës nisi në vitin 1989 me rënien e murit të Berlinit dhe nuk është ende i plotë pa anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE. Nëse jo në territorin e saj, ku tjetër mund të ketë sukses BE? Bashkimi Evropian duhet të nderojë përgjegjësitë e saj në Ballkanin Perëndimor për ti treguar pjesës tjetër të botës që është një fuqi globale.
Neë Atlanticist: Maqedonia e Veriut shumë shpejt do të bëhet vendi i 30-të anëtar i Aleancës NATO. Çfarë efekti mendoni ju se do të ketë ky anëtarësim për rajonin e Ballkanit Perëndimor?
Bushati: Është një lajm pozitiv dhe inkurajues. Shqipëria ka luajtur një rol shumë konstruktiv dhe vendimtar kur flitet për zhvillimin e dinamikave të brendshme demokratike në Maqedoninë e Veriut, duke pasur parasysh që Shqiptarët janë një nga dy nacionalitetet më të mëdha të Maqedonisë së Veriut. Ne sigurisht që kemi mirëpritur anëtarësimin e MV, në koalicionin e vendeve që ndajnë bindje të njëjtë kur vjen puna tek çështje që lidhen me arkitekturën e sigurisë së kontinentit tonë. Shpresoj shumë që fakti se Maqedonia e Veriut po bëhet vendi i 30-të anëtar i aleancës, është dëshmi e vullnetit politik dhe vendosmërisë për të vijuar me politikën e dyerve të hapura.
Neë Atlanticist: Progresi i normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë me sa duket se ka ngecur gjatë vitit të shkuar. A mendoni se ka mundësi për të prishur ketë ngërç dhe për të përparuar në normalizimin e marrëdhënieve? A mund të luajë Shqipëria një rol pajtues në këtë proces?
Bushati: Është shumë e rëndësishme të inspirohemi nga vendosmëria dhe lidershipi i demonstruar nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut në tejkalimin e ndasive të tyre. Sigurisht, ndasia Kosovë – Serbi është më e komplikuar dhe ka dimensione të tjera. Ka një numër të madh çështjes që duhen adresuar. Duhet të presim formalizmin e qeverisë së re në Kosovë dhe unë shpresoj që qeveria e re të propozojë një strategji solide si të përballet me procesin e dialogut me Serbinë, përveçse çështjeve të brendshëm. Është shumë e rëndësishme që procesi i normalizimit të ketë kuptim dhe të jetë praktik për qytetarët e Kosovës dhe të Serbisë. Unë gjithashtu shpresoj që procesi i normalizimit të ndiqet nga një marrëveshje e cila do të siguronte njohje të ndërsjellë mes Serbisë dhe Kosovës me shpresën që do të hapte rrugën drejt anëtarësimit në BE të dy vendeve.
Do të doja të shtoja që ky proces normalizimi ka nevojë të ndiqet gjithashtu nga një proces pajtimi. Kjo është arsyeja se pse unë tani besoj që ky proces është më i komplikuar sesa rivendosja e marrëdhënieve miqësore mes Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut, e cila u finalizua me marrëveshjen e Prespës.
Neë Atlanticist: Çfarë roli konstruktiv mund të luajnë Shtetet e Bashkuara në Ballkanin Perëndimor për të ndihmuar në zgjidhjen e këtyre ndasive dhe për të shtyrë integrimin e rajonit drejt BE?
Bushati: Shtetet e Bashkuara janë instrumenti kryesor për të garantuar sigurinë në Evropën Juglindore. Por, është gjithashtu e rëndësishme të sigurohet një ndarje e punëve mes SHBA-ve dhe BE-së, për sa i përket transformimit dhe demokratizimit të Evropës Juglindore, meqenëse rajoni është konsideruar një punë e papërfunduar në funksion të një kontinenti të bashkuar Evropian. Do të mirëprisja çdo angazhim të SHBA-ve, veçanërisht në funksion të demokratizimit të rajonit tonë, sepse ne kemi nevojë të flasim më shumë rreth demokracisë, shtetit të së drejtës, dinjitetit dhe të drejtave të njeriut, dhe zhvillimit ekonomik të qëndrueshëm në rajon. Roli i SHBA-ve në rajonin tonë mbetet iI domosdoshëm.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38