Flash News

KRYESORE

Bushati kafe në Tiranë me Albin Kurtin: Folëm për sfidat që e presin si kryeministër

Kreu i lëvizjes Vetëvendosja, dhe fitues i zgjedhjeve të 6 tetorit në Kosovë, Albin Kurti nuk është larguar nga Tirana pa takuar edhe ish ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati.

Pasi takoi Ramën, Metën, Bashën dhe gazetarë të njohur, Kurti konsumoi një kafe në një nga lokalet e Tiranës edhe me Bushatin, i cili një muaj më parë, sqaroi si qëndron e vërteta mbi ‘ftesën për drejtimin e VV në Tiranë’.

Sipas Bushatit, në këtë tavolinë u zhvillua një bisedë mbi sfidat që e presin si Kryeministër i ardhshëm i Kosovës.

Kujtojmë se Bushati ka sqaruar më herët se nuk do të lëvizë nga PS për drejtimin e Vetëvendosjes.

Të fundit