Flash News

KRYESORE

Bushati kritik: Bashkëpunimi rajonal nuk mund të zëvendësojë procesin e anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor në BE

Ish-ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati është i mendimit se bashkëpunimi rajonal nuk mund të zëvendësojë procesin e anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor në BE.

Mendimin e ndan në një postim në Twitter, ku thekson se njohja e realitetit në terren, do të ndihmonte zbatimin e reformave për të siguruar rrugën drejt BE.

 “Bashkëpunimi rajonal nuk mund të zëvendësojë procesin e anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor në BE.

Të njohësh realitetin në terren do të ishte një sukses i madh për t’i dhënë fund mungesës së besimit në rajon duke ndihmuar në zbatimin e reformave në mënyrë efikase e për pasojë duke siguruar rrugën drejt BE”, shkruan Bushati.

Kujtojmë se Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç tha për “Financial Times”, se e sheh mos hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut si tregues për të forcuar marrëdhëniet me Rusinë. Po ashtu ai theksoi se angazhimi për marrëveshjen e të ashtuquajturit “Shengeni Ballkanik” është forcuar pas vendimit të Këshillit Europian.

Të fundit