Flash News

KRYESORE

Bushati kritika të forta socialistëve: Ndahuni nga oligarkët, kujtoni çfarë premtuat kur erdhët në pushtet

Bushati kritika të forta socialistëve: Ndahuni nga oligarkët,

Nga foltorja e Kuvendit, deputeti socialist Ditmir Bushati i ka kritikuar ashpër socialistët. Ai iu kujtoi se në vitin 2013 PS erdhi në pushtet me shumë premtime që nuk i ka realizuar.

Bushati ka dalë kundër vendimit të qeverisë për Portin e Porto Romanos, ku sipas tij synohet që t’i ndryshohet në thelb subjekti.

Gjatë fjalës së tij, Bushati  i ka kërkuar kolegëve deputetë që të mos e votojnë këtë vendim, ndërsa bëri thirrje për ndarjen e politikës nga oligarkia.

Sot po kërkohet të miratohet një kontratë për një koncesionar të ri pa një procedurë, pa ligj, në një situatë të vështirë. Dua ta filloj me një lutje për ju kryetar. Jam dakord me fjalët që mbajtët në fillim të seancës. Në rast se di t’i qëndrojmë fjalëve tuaja do ju lutesha mos ta votojmë këtë kontratë që ti japim kohë aktorëve shtetërorë të bëjë analizën e duhur. Nuk kemi tagër të burgosim të ardhmen e gjeneratës së re.

Ne nuk kemi asnjë tagër për të marrë vendime për 30 vitet e ardhshme.

Në komunizëm deti ishte i pashfrytëzuar, sot jemi në kapitalizëm. Sot çdokush duhet ta dijë sa porte po ndërtohen, siguria, etj. Po kështu në këtë kuvend kam folur për përqëndrimin në një rreth vicioz njerëzish.

Ne duhet të ndahemi me oligarkinë. Nuk duhet të bëhemi si  ata në PD që ditën vajton e natën ve gjoba. Interesin e publikes duhet ta mbrojmë ne. Ne jemi PS që na kanë votuar në 2013 dhe kemi ardhur me një program në kuvend. Premtuam shumë për njerëzit, se do të ndalim konkurrencën  e padrejtë, do zhbëjmë koncensionet.

Ilir Beqja del e shkruan kush jemi ne që po mbajmë peng të ardhmen e të rinjve. Oligarkët po shpërthejnë politikën.

Për 30 ditë ne s’kemi mundësi ti shërbejmë njerëzve, qytetarëve atyre që u kemi kthyer shpinën”, tha Bushati.

Të fundit