Flash News

KRYESORE

Bushati: Kur qeveria i shtrëngon litarin të pambrojturit, jo vetëm që bën protestën legjitime, por përligj edhe dhunën

Bushati: Kur qeveria i shtrëngon litarin të pambrojturit, jo

Analisti Andi Bushati e ka cilësuar protestën e zhvilluar sot nga studentët si të sinqertë dhe inteligjente. “Protesta e studentëve ishte një protestë që duhet parë me simpati edhe për sinqeritetin dhe inteligjencën që kishte”, u shpreh Bushati në rubrikën ‘Opinion’ në News 24.

Duke komentuar protestat që po zhvillohen në Tiranë, Bushati theksoi se ajo që i bashkon është sjella e qeverisë duke nënvizuar se është kjo e fundit që e bën protestën legjitime por përligj edhe dhunën.

“Tek Unaza refuzohen para për të dëmshpërblyer ata që lëshojnë shtëpitë. Ata hedhin 20 milionë euro pa tender. Kur qeveria i shtrëngon litarin në grykë të pambrojturit, jo vetëm që bën protestën legjitime, por përligj edhe dhunën. Duhet të ndajmë dy gjëra”, theksoi Bushati.

Të fundit