Flash News

KRYESORE

Bushati lëviz nga qëndrimi i parë? Në Austri nuk flet kundër ndryshimit të kufijve Kosovë-Serbi

Bushati lëviz nga qëndrimi i parë? Në Austri nuk flet

Një javë më parë Ditmir Bushati ishte shumë i qartë kur kundërshtoi idenë për ndryshimin e kufijve midis Kosovës dhe Serbisë, ndonëse në intervistë nuk e përmendi asnjëherë qeverinë ku bën pjesë, duke shtuar dyshimet se ka një mungesë koordinimi për këtë çështje me kryeministrin Edi Rama.

Në takimin informal që u zhvillua në Vjenë midis ministrave të Jashtëm të BE-së dhe shteteve kandidate, Bushati u pyet nga gazetarët se çfarë mendon për ndryshimin e kufijve, dhe ministri i Jashtëm i Shqipërisë nuk mbajti një qëndrim të qartë. Ndryshe nga sa ka thënë në Tiranë, në Austri, Bushati foli vetëm për nevojën e marrëveshjes Kosovë-Serbi që do të sillte njohjen reciproke.

“Po aq e rëndësishme është të inkurajohet ky proces që me shpresë do të finalizohet me marrëveshje reciproke njohjeje dhe marrëveshje të detyrueshme ligjore që do të ofrojë më shumë stabilitet demokratik në gjithë rajonin tonë. Rikonfirmimi përmes këtij procesi i shtyllave kryesore të angazhimit dhe parimeve të familjes euroatlantike në rajonin tonë është gjithashtu i rëndësishëm”, deklaroi Bushati.

Ndryshe nga homologu shqiptar, ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Mass ishte shumë i qartë kur tha se ndryshimi i kufijve “mund të hapë shumë plagë të vjetra te qytetarët.”

“Kjo është arsyeja përse ne jemi shumë skeptikë”, deklaroi Mass gjatë takimit të Vjenës.

Të fundit