Flash News

KRYESORE

Bushati merr edhe mbështetjen e Estonisë: Negociatat të hapen sa më parë

Bushati merr edhe mbështetjen e Estonisë: Negociatat të hapen sa

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati po zhvillon një vizitë pune në Estoni, ku u prit nga Ministri i Punëve të Jashtme të Estonisë, Sven Mikser.

Ministri Bushati e njohu kolegun e tij me hapat konkretë të ndërmarra nga qeveria shqiptare në fushën e reformave dhe në përmbushje të prioriteteve kryesore për hapjen e negociatave për anëtarësim. Ministri Mikser duke vlerësuar progresin e bërë në vend, rikonfirmoi mbështetjen e Estonisë për hapjen sa më parë të negociatave për anëtarësim të Shqipërisë me BE, në vijim të rekomandimit të Komisionit Evropian. Ministri Mikser ofroi gadishmërinë e Estonisë për të ofruar ekspertizën e saj konkrete në procesin e negociatave.

Ministrat Bushati dhe Mikser ndanë mendimin për rëndësinë e intensifikimit të bashkëpunimit dypalësh në fushat me interes reciprok, veçanërisht në drejtim të teknologjisë dhe zgjidhjeve inovative, turizëm, transport, industri farmaceutike, etj.

Ministrat diskutuan mbi situatën në rajon. Ministri Mikser vlerësoi rolin konstruktiv të Shqipërisë në rajonin e Ballkanit Perëndimor si faktor i qëndrueshëm stabiliteti dhe bashkëpunimi rajonal.

Gjatë vizitës në Estoni, u nënshkrua Memorandumi i Mirëkuptimit mes Akademisë Diplomatike të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë dhe Shkollës Estoneze të Diplomacisë.

Të fundit