Flash News

KRYESORE

Bushati: Meta foli nga pozita e fitimtarit, vota e 30 qershorit, mbështetje për Bashën

Bushati: Meta foli nga pozita e fitimtarit, vota e 30 qershorit, mbështetje

Analisti Andi Bushati mendon se deklarata e sotme e Ilir Metës ishte nga pozita e fitimtarit, duke qenë se kryeministri Edi Rama nuk u votua nga shqiptarët më 30 qershor.

I ftuar në studion e rubrikës “Opinion” në News 24, ai shtoi se kreu i shtetit u ndie i sigurt duke qenë se populli përveç socialistëve e tregoi se nuk e do kryeministrin.

“Nuk mendoj se Ilir Meta mendon se do të ketë zgjedhje të përgjithshme më datë 13 apo të ketë konsensus mes palëve. Gjithë atë që tha Meta mu duk si reagim nga pozita e forcës. Meta mendon se ka realizuar objektivat e tij. Shqiptarët shkuan shumë pak në votime, duke iu bindur dekretit presidencial. Në zgjedhje më datë 30 qershor kanë shkuar vetëm socialistë. Të gjithë të tjerët nuk kanë shkuar. Ankthi i Metës ka qenë nëse do kishte shkuarje masive në votime.

Pjesa që nuk janë me PS nuk iu përgjigj Edi Ramës. Sot Meta foli në pozitat e fuqisë dhe të fituesit. Ai ndryshoi tonin edhe me kryeministrin, që e quajti humbës, thellohu i tha etj. E gjithë deklarata e Metës ishte e folura nga pozita sipërore në raport me humbësin”, tha Bushati.

Andi Bushati shtoi se Shqipëria ndodhet në pozitat ku ose duhet pranuar diktatura, ose duhen rrëmbyer armët.

“Mazhoranca mund të bëjë sa të dojë hahah, por gjatë gjithë kësaj kohe që vendi ka pasur përplasje dhe tensione, Meta ka pasur diskurs të njëjtë. Ai vetëm ka thënë se Meta dhe Monika Kryemadhi kanë frikë nga reforma në drejtësi, janë kazanë etj. Rama thoshte se shqiptarët kanë braktisur rrugën e Saliut, të Monikës etj. Por 30 qershori tregoi se edhe me shantazh, socialistët nuk kaluan asnjë votë nga ata që kanë pasur. Populli i opozitës nuk votoi. Nuk doli deklarata e Ramës se duhet të votojnë edhe demokratët, nuk votuan opozitarët.

Nëse një pushtet vjedh me Avdylajt dhe thotë punë e madhe, nëse vjedh dhe thotë punë e madhe, atëherë del se ndaj këtij pushteti duhet marrë armë. Atëherë këtu jemi në pozitat që ose pranojmë diktaturën ose do ketë ndryshim. Kemi në pushtet pakicë, që mbyt pjesën më të madhe të shqiptarëve, vazhdon t’i çojë shqiptarët refugjatë në Itali e Gjermani”, u shpreh Bushati.

Sipas Bushatit, jemi në pikën që shqiptarët ndihen të pështirosur nga regjimi, ndërsa parashikon përplasje për Bashkinë e Kamzës.

“Ka ndarje. Rama thotë fitore se mora votat e mia, kurse Basha thotë se kam 85 për qind. Nuk do të thotë se njerëzit që nuk dolën janë bastione të Berishës, të Monës apo opozitarëve. Njerëzit kanë respekt për veten dhe nuk votuan për një palë votime ku ka vetëm një parti politike. Vota e 30 qershorit u trajtua si plumb për armikun. Njerëzit nuk dolën sepse e panë se këtu po instalohet një diktaturë. Njerëzit e kuptojnë rrezikun. Italianët nuk reaguan ndaj Musolinit. Gjermanët nuk reflektuan ndaj Hitlerit.

Detyra jonë është të hapim sytë se po shkohet drejt një regjimi. E pranojmë, e duartrokasim, por ta shohim me dyshim. Jetët tona afektohen nga ajo që ndodh në Shqipëri. Përplasja më e madhe mund të jetë që Xhelal Mziu të dojë të mos lëshojë bashkinë. 30 qershori tregoi se masa e madhe e njerëzve nuk duan regjimin e Ramës. Jemi në pikën që pjesa më e madhe e shqiptarëve ndihen të pështirosur nga regjimi”, deklaroi ai.

Analisti e shikon votën e 30 qershorit si mbështetje ndaj kauzës opozitare.

“Unë kam 1000 vërejtje ndaj Bashës, por vota e 30 qershorit ishte një besim ndaj tij. Ka 2-3 zëra, shyqyr që ka. Kryetarët e partive tona nuk ikin, sepse i kanë uzurpuar. Opozita konfirmoi se ka ruajtur trupën e vet në këtë rrugë radikale. 30 qershori i dha besim Lulzim Bashës.

U votua fryma opozitare dhe jo njerëzit. Njerëzit ndoqën rrugën opozitare dhe nuk votuan Ramën. Urrejtja ndaj regjimit dhe mospranimi ndaj arrogancës kanë prekur njerëzit shumë, aq sa të bëjnë minimale edhe gafat e opozitarëve”, përfundoi Bushati.

Të fundit