Flash News

KRYESORE

Bushati në ditët e fundit si ministër i Jashtëm, pret në takim një prej njerëzve më të fuqishëm në botë

Ditmir Bushati është në ditët e fundit si ministër i Jashtëm pasi kryeministri Edi Rama ka lënë të kuptohet se ai do të zëvendësohet në mandatin e dytë qeverisës. Gjithsesi, Bushati vijon aktivitetin e tij në ministri dhe sot ka pritur në takim Princin e Arabisë Saudite, Al-Waleed, njëkohësisht President i Kingdom Holding Company.

Bushati njofton se me Al-Waleed ka biseduar mbi investimet e mundshme në shërbimet turistike, industrinë dhe modernizimin e infrastrukturës.

“Marrëdhëniet tona me Arabinë Saudite kanë filluar të diversifikohen përtej ndihmës ekonomike dhe humanitare. Takimi i sotëm me Princin Al-Waleed, Presidentin e Kingdom Holding Company, ishte një mundësi për të biseduar më konkretisht mbi investimet e mundshme në shërbimet turistike, industrinë dhe modernizimin e infrastructures”, shprehet Bushati.

Princi arab do të zhvillojë takime edhe me kryeministrin Edi Rama si dhe me presidentin Ilir Meta.

Në vitin 2008-të ai u përfshi nga prestigjozja ‘Time’ në listën e 100 njerëzve me më shumë influencë në botë, ndërsa në 2016-ën ‘Forbes’ e renditi në vendin e 41 për pasuri.

“Diplomacia dështoi me fisin Bushati”, Ina Zhupa-Edi Ramës: Nuk ka ambasador që e bën Shqipërinë tërheqëse

Të fundit