Flash News

KRYESORE

Bushati në Kamëz, pranon se banorët janë diskriminuar nga qeveria prej Xhelal Mziut

Deputeti i Partisë Socialiste, Ervin Bushati në një takim të zhvilluar me strukturat e partisë socialiste në Kamëz, ka thënë se ka përfunduar historia kur zyrat mbeteshin bosh dhe qytetarëve më shumë u shtoheshin hallet dhe jo zgjidhjet.

Sipas ATSH-së, Bushati ka premtuar se familjet në Kamëz dhe Paskuqan do të kenë mbështetjen e plotë të qeverisë, duke pranuar se ata kanë qenë të diskriminuara gjatë kohës që bashkia është drejtuar nga Mziu nën qeverisjen socialiste.

“Krenar që hapet një epokë e re për Kamzën: me gjithë punën në Ekip të qarkut Tiranë, kryetarin e ri të bashkisë Rakip Suli dhe me super skuadrën e Këshillit bashkiak. Sot interesi i qytetarëve të Kamzës mbrohet nga ne. Përfundon historia kur zyrat mbeteshin bosh dhe qytetarëve më shumë u shtoheshin hallet dhe jo zgjidhjet. Kjo rrjedhë historie e mbrapsht 12-vjeçare merr fund.  Sot ju, këshilltarët e bashkisë, keni përgjegjësinë të zgjidhni hallet e çdo qytetari në çdo lagje: kjo përmbushet me vullnet dhe përkushtim të përditshëm”, deklaron deputeti i PS-së.

Rekip Suli mori dy dite me pare postin e kryebashkiakut, duke zene vendin e Xhelal Mziut, i cili megjithate nuk njeh procesin e 30 qershorit.

Të fundit