Flash News

KRYESORE

Bushati në Selanik, autokritikë për ngjarjet e fundit, premton forcim të marrëdhënieve e fqinjësi të mirë

Bushati në Selanik, autokritikë për ngjarjet e fundit, premton

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati merr “me të mirë” Greqinë dhe ministrin e jashtëm grek, duke i premtuar atij “forcim të  marrëdhënieve e fqinjësi të mirë”, me shpresë se Greqia po i ndihmon në aderimin në BE. Bushati mori pjesë në Takimin e Dytë Ndërministror mes Greqisë, Shqipërisë, Bullgarisë dhe Maqedonisë, i cili u mbajt në Selanik. Ministri Bushati e vlerësoi këtë si takim të rëndësishëm për të forcuar e thelluar më tej marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimit.

 “Vendet tona kanë përballuar disa momente të vështira në fushën e sigurisë, luftës kundër trafiqeve të paligjshme dhe ekstremizmit të dhunshëm. Në ketë moment po skicojmë disa fusha për të shtyrë me tej bashkëpunimin, që shpresojmë do na ndihmojë në procesin e integrimit si Shqipërinë, ashtu edhe Maqedoninë”, theksoi ministri Bushati.

Në këtë takim u diskutua mbi implikimet strategjike të situatës dhe sfidave aktuale të sigurisë në rajonin tonë, nevojën për të adresuar kushtet e reja politiko-ekonomike, adresimin e sfidave të përbashkëta, si dhe çështjet të cilat lidhen me sektorin e energjetikës.​

Gjithsesi Greqia insiston në të tjera pika bashkëpunimi me Shqipërinë, sidomos ato që kanë të bëjnë me minoritetet, me Himarën dhe të drejtat e njeriut, për të hapur dritën jeshile drejt BE-së.

Të fundit