Flash News

KRYESORE

Bushati nuk konfirmon deklaratën e Hahn: Negociatat me Greqinë nuk mbyllen për dy javë

Bushati nuk konfirmon deklaratën e Hahn: Negociatat me Greqinë nuk

Komisioneri për Zgjerim në BE, Johannes Hahn deklaroi pak ditë më parë se negociatat midis Shqipërisë dhe Greqisë për çështjen e detit mund të mbyllen brenda dy javësh, por kjo nuk është konfirmuar sot nga ministri i Jashtëm shqiptar, Ditmir Bushati.

Pas raportimit në Komisionin për Punët e Jashtme, Bushati tha përpara gazetarëve marrëveshja me Greqinë është një proces që do të kërkojë kohën e vet dhe se nuk mund të konfirmojë afatin dy javor për të cilin ka folur Hahn.

“Nuk e konfirmoj dot nëse do të jetë brenda dy javësh. E kam thënë edhe më herët se është një proces që do të kërkojë kohën e vet”, deklaroi ministri.

Bushati ka rikthesuar se për palën shqiptare, në këto negociata, vija e kuqe vijon të mbetet vendimi i Gjykatës Kushtetuese i vitit 2010. Ai hodhi poshtë edhe pretendimet se Qeveria po negocion një ristrukturim të kufijve me Greqinë.

Të fundit