Flash News

KRYESORE

Bushati: Nuk mund të akuzohet PD se po sulmon biznesin, përkundrazi po mbron sipërmarrësit e ndershëm

Bushati: Nuk mund të akuzohet PD se po sulmon biznesin, përkundrazi po

Analisti Andi Bushati ka komentuar platformën e prezantuar një ditë më parë nga Partia Demokratike sa i takon asaj që demokratët e cilësojnë si çlirimin e ekonomisë.

I ftuar në rubrikën ‘Opinion’, Bushati tha se të godasësh biznesmenët të cilët nuk zbatojnë ligjet, nuk respektojnë rregullat e garës apo që bëjnë lidhje të shkurtër direkt me kryeministrin Rama, atëherë kjo është të mbrosh biznesin e ndershëm.

Bushati, tha se nga ajo çfarë ka deklaruar PD nuk mund ta akuzosh kurrë se po sulmon biznesin, përkundrazi, po përkrah biznesin e ndershëm.

“Të godasësh njerëzit që bëjnë lidhje të shkurtër direkt me Ramën, që bëjnë garë pa rregulla, atëherë kjo është të mbrosh biznesin e ndershëm.

Me atë çfarë po thotë, kurrë nuk mund të akuzohet PD se po sulmohet biznesin, përkundrazi po përkrah biznesin e ndershëm”, deklaroi ndër të tjerash analisti Andi Bushati.

Të fundit