Flash News

KRYESORE

Bushati optimist për integrimin: Politikisht Europa i ka dyert e hapura

Bushati optimist për integrimin: Politikisht Europa i ka dyert e hapura

Deputeti i Partisë Socialiste Ervin Bushtati beson se negociatat me BE do hapen në tetor. Në rubrikën ‘Opinion’ ai  shprehu besimin se KE do të votojë pozitivisht në 18 tetor, pavarësisht se brenda BE disa vende janë skeptike.

“Politikisht dyert e Europës janë të hapura. Palët skeptike janë pak, një apo dy shtete. Shpresoj që përgjigja e Francës dhe  Macron do të jetë pozitive. Klima duket pozitive. Është Franca  ajo që është kryesore dhe ajo kam përshtypjen që do ndikonte edhe në vendimin e Holandës”-tha Bushtati.

Në 18 tetor Këshilli i Bashkimit Europian do të vendosë nëse Shqipërisë do t’i çelen ose jo negociatat me Bashkimin Europian.

Holanda zyrtare është shprehur hapur kundër hapjes së negociatave, ndërsa Gjermania ka vendosur nëntë kushte të forta për Shqipërinë.

Të fundit