Flash News

KRYESORE

Bushati i pakënaqur me angazhimin e SHBA-ve në Ballkan, u kërkon më shumë

Bushati i pakënaqur me angazhimin e SHBA-ve në Ballkan, u kërkon

Në kuadër të vizitës që po zhvillon në SHBA, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati mori pjesë në një aktivitet të organizuar nga Qendra për Analizat Politike Evropiane (CEPA) me temë "Këndvështrimi i Shqipërisë mbi Sigurinë Rajonale, Energjinë dhe Atlanticizmin në Ballkanin Perëndimor".

I ftuar në këtë panel të moderuar nga Janusz Bugajski dhe Peter Doran, në prani të një audiencë analistësh dhe diplomatësh në Uashington, Ministri Bushati paraqiti një panoramë të sfidave të sigurisë me të cilat po përballen sot shoqëritë tona dhe në veçanti Ballkani Perëndimor.

Ministri Bushati vlerësoi se Ballkani Perëndimor përbën një rajon kompleks sa i takon sfidave të sigurisë duke renditur një sërë elementësh që kërkojnë vëmendje të shtuar dhe bashkëpunim më të rritur jo vetëm mes vendeve të rajonit, por edhe nga ana e Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. 

Kjo vëmendje e shtuar,  theksoi Ministri Bushati, bëhet edhe më e domosdoshme po të merret në konsideratë se rajoni ynë, i cili ende nuk është i shëruar nga reminishencat nacionaliste të së kaluarës, është lehtësisht i ekspozueshëm dhe i kanosur nga influenca e aktorëve të tretë, por edhe nga terrorizmi,radikalizmi dhe luftëtaret e huaj të angazhuar në konfliktin në Siri.

Të fundit