Flash News

KRYESORE

Bushati për ‘kufijtë’: Serbia dhe Kosova të diskutojnë pasi të njohin njëra-tjetrën

Bushati për ‘kufijtë’: Serbia dhe Kosova të

Ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati thotë se Kosova dhe Serbia mund të diskutojnë për kufijtë vetëm pasi të kenë njohur njëra-tjerën si dy shtete të pavarura. Gjatë një diskutimi me studentë, Bushati theksoi se fakti që Kosova nuk është anëtare e OKB-së nuk i jep asaj të njëjtën fuqi si Serbisë, sa i përket subjektivitetit juridiko ndërkombëtar, në një proces të mundshëm të ndryshimit të kufijve.

“Serbia dhe Kosova nuk e njohin njëri-tjetrën, Kosova nuk është anëtare e OKB, nuk kanë të njëjtën fuqi dhe peshë sa i përket subjektivitetit juridiko ndërkombëtar dhe çdo procesi që mund të jetë i natyrshëm sa i përket delimitimit të kufijve ndonëse kufijtë tokësore dhe detarë janë të një natyre të ndryshme. Mund dhe duhet të bëhen vetëm pasi dy shtet e njohin njëra-tjetrën”, ka deklaruar Bushati.

Ndonëse jo në rrugë zyrtare, shkarkimi i Ditmir Bushatit nga posti i ministrit të Jashtëm raportohet se erdhi pas kundërshtimit të tij për planin e ndryshimit të kufijve Kosovë-Serbi, që u hodh së fundmi poshtë edhe nga Gjermania dhe Franca në samitin e Berlinit.

Të fundit