Flash News

KRYESORE

Bushati për LSI-në: Partnerët shihen në sy; tregtarët e flamujve e shesin miqësinë për një pjatë thjerrëza

Bushati për LSI-në: Partnerët shihen në sy; tregtarët e

Përmes një statusi në rrjetin social Facebook Ditmir Bushati, ka zgjedhur të replikoj në distancë ndaj përplasjeve të fundit mes LSI dhe PS.

Kjo fushatë,sipas tij, që është me e qeta dhe me e papolarizuara në historinë e pluralizmit, falë marrëveshjes politike të ofruar nga Partia Socialiste për opozitën, po kthehet dita-ditës në një fushatë të Presidentit të zgjedhur të Republikës, kundër qeverisë dhe opozitës, si të përfaqësonte një lëvizje shtet-shthurëse.

Statusi i plotë:

Kjo fushatë, që është me e qeta dhe me e papolarizuara në historinë e pluralizmit, falë marrëveshjes politike të ofruar nga Partia Socialiste për opozitën, po kthehet dita-ditës në një fushatë të Presidentit të zgjedhur të Republikës, kundër qeverisë dhe opozitës, si të përfaqësonte një lëvizje shtet-shthurëse.

Linja jonë ka qenë mospërfshirja në sherrin e stisur. Vetë Kryeministri ka zgjedhur linjën e mosshpërqëndrimit nga mesazhi ynë për drejtesinë, ekonominë, punësimin dhe reformat shtetbërëse. Megjithatë e kam të pamundur të mos shprehem për intervistën surreale të Presidentit të zgjedhur me votat tona, për një media të huaj.

Partnerët e sigurtë shihen në sy dhe flasin troç; tregtarët e flamujve e shesin miqësinë e vërtetë për një pjatë thjerrëza. Në fund hesapi është i qartë dhe çdo partner brenda dhe jashtë mund t'i bjerë lapsit: qartësi strategjike për një bashkëpunim jetik mes Shqiperisë dhe vendeve të rajonit. Lajkat dhe përkëdheljet sterile i takojnë një politike të vjetër.

Të fundit