Flash News

KRYESORE

Bushati për reformën zgjedhore: Hap pozitiv i politikës shqiptare, marrëveshje e nivelit europian

Bushati për reformën zgjedhore: Hap pozitiv i politikës

Deputeti i PS Ervin Bushati i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24” e ka quajtur marrëveshjen për reformën zgjedhore një hap pozitiv. Ai nuk i kursyeu lëvdatat për maxhorancën kur tha se ishte marrëveshje e një nivel evropian.

Bushati theksoi se shqiptarët e meritojnë që klasa politike të merret vesh.

Ky është një zhvillim pozitiv për politikën shqiptare.  Ne gjykohemi për punën tonë dhe jo për fjalët. Maxhoranca duhet të gjykohet mbi punën që bën.

Tek ne qytetarët shikojnë materializmin e punës sonë. Një nga sfidat tona është edhe integrimi europian. Shqiptarët meritojnë që klasa politike të merret vesh”, tha Bushati.

Të fundit