Flash News

KRYESORE

Bushati: Politika ka nisur lojën e shantazheve. Meta të jap dorëheqjen

Bushati: Politika ka nisur lojën e shantazheve. Meta të jap

Analisti Andi Bushati shprehet se do ishte më mirë që presidenti Ilir Meta të jepte dorëheqjen dhe të drejtonte një lëvizje politike, pasi në këtë post është pa kompetenca. Rezistencën që kreu i shtetit po i bën mazhorancës e shikon si një gjë të mirë, duke e cilësuar si më të fortë se e gjithë lëvizja opozitare.

“Nuk do të ishte mëkat që Meta të jepte edhe dorëheqjen dhe të ikte vetë. Presidenti në këtë lloj arkitekture shteti del një kukull e pakuptimtë. Duket sikur Meta është i pavend atje dhe mund të ishte e udhës një lëvizje politike si dorëheqja dhe më pas largimi. Presidenti çfarëdo veprimi që të bëjë, këto bëjnë sikur nuk ka ndodhur asgjë. Ka një optikë tjetër, e cila ka zgjedhur ndoshta Ilir Meta dhe ajo ka të bëjë me rezistencën deri në fund me deklarata publike dhe me dekrete. Meta është një barrikadë për Rilindjen shumë më e madhe sa e gjithë opozita e marrë së bashku”-tha Bushati.

I pyetur se a mund të ekzistojë një plan për komplot ndaj Presidentit të Republikës nga dy partitë kryesore në vend, PD dhe PS, analisti thotë se politika aktualisht është në një lojë të fortë shantazhesh dhe presionesh dhe palët po presin me padurim se cili do të tërhiqet i pari nga “beteja” e nisur.

“Po përflitet shumë, por për të kuptuar vërtetësinë e thash e themit unë kam gjithmonë një strategji pasi analizoj gojët që përhapin këtë thashethem. Po të shohim, gojët që e kanë publikuar këtë konspiracion në publik janë të njëjtat gojë që kanë mbështetur Edi Ramën në kohën e tij më të keqe. Politika bën shantazh me lojën e dhunës e të forcës se kush do ta hajë  presionin dhe kush do të tërhiqet i pari”, u shpreh Bushati.

Të fundit