Flash News

KRYESORE

Bushati: Qytetarët më shumë i besojnë një imami se sa qeverisë

Bushati: Qytetarët më shumë i besojnë një imami se sa

Analisti Andi Bushat mendon se qeveria është bërë e pabesueshme, aq sa qytetarët zgjedhin t’i besojnë paratë e tyre një imami e jo shtetit. Kjo ka sjellë një debat në emisionin “Open” në Top Channel me ministren për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali.

“Normalisht është e rëndësishme që të dihet nga vijnë ato lekët që thotë Spiropali për hir të transparencës. Ajo që është më shqetësuese është se Elvis Naçi grumbullon më shumë para se qeveria. Kjo do të thotë që qytetarët i besojnë më shumë një imami, prifti quajeni si të doni, më shumë sesa qeverisë”,- u shpreh Bushati.

Ndërsa Spiropali u përgjigj se “qeveria nuk është shoqatë bamirësie. Qeveria ka mbledhur nga vendet partnere që janë solidarizuar me ne”.

Por analisti vazhdoi me mendimin e tij: “Po e them në kontekstin e besueshmërisë. Unë si qytetar dhuroj tek Elvis Naçi dhe jo tek qeveria. E kupton ku ka shkuar puna. Elvis Naçi ka grumbulluar 10 fishin e qeverisë”.

Të fundit