Flash News

KRYESORE

Bushati: Rama e humbi bastin, zgjedhjet e 30 qershorit ishin një dështim

Bushati: Rama e humbi bastin, zgjedhjet e 30 qershorit ishin një

Analisti Andi Bushati mendon se zgjedhjet e 30 qershorit ishin një dështim për Partinë Socialiste. Ai kujton se kryeministri Edi Rama vuri bast që këto zgjedhje do të bëheshin e pjesëmarrje do të kishte si nga socialistët, e po ashtu edhe nga demokratët, pasi të vetmit që i trembeshin ishin Kryemadhi, Basha, Berisha dhe Meta.

“Zgjedhjet e 30 qershorit për socialistët ishte një dështim. Pse ishte dështim. Ne këtu ishim që njëra palë thoshte që nuk shkohet në zgjedhje moniste. Rama tha se në këto zgjedhje duhet shkuar kundër Berishës, Bashës, Monikës dhe Metës. Rama donte të thoshte që duhet paguar kundër 4 njerëzve që janë kazan, që paguhen nga rusë.

Kryeministri vuri bastin se do mbaj zgjedhje që të tregoj se populli nuk do këta opozitarë. E zëmë se ka shkuar administrata e PS, domethënë ka fituar një parti e janë zgjedhje moniste. Basti i Ramës se unë do bëj zgjedhje për shqiptarët kundër katërshes nuk doli. Rama shkoi drejt sistemit monist”, deklaroi Bushati në emisionin “Të Paekspozuarit”.

Të fundit