Flash News

KRYESORE

Bushati: Rama ka shkruar dhjetëra letra dorëheqjesh. Lubonja: Presidenti nuk flet për korrupsionin

Bushati: Rama ka shkruar dhjetëra letra dorëheqjesh. Lubonja:

Andi Bushati thotë se nga liderët politikë që ka sot Shqipëria, vetëm Edi Rama nuk është tërhequr asnjëherë dhe nuk ka dhënë dorëheqje. Në emisionin 'Të Paekspozuarit', Bushati tha se Rama "ka shkruar me dhjetëra letra dorëheqjesh për të tjerët, por asnjëherë nuk ka dhënë dorëheqje për vete."

Duke sjellë shembujt e dorëheqjeve nga Ilir Meta, Sali Berisha apo Pandeli Majko, Bushati theksoi se Rama po tregon se "ndarjen nga kolltuku e ka të pamundur", çka është konfirmuar edhe kur garonte për kryeministër, por pa u dorëhequr si kryebashkiak i Tiranës.

Ndërkohë, Fatos Lubonja komentoi deklaratën e presidentit Ilir Meta për dorëheqjen. Lubonja theksoi se ky vendim është presion për Ramën, pasi Meta shprehet i gatshëm të largohet nëse kjo zgjidh krizën politike, ndërsa kryeministri nuk tërhiqet.

Lubonja kritikoi Metën për faktin se asnjëherë nuk ka denoncuar dhe nuk është distancuar nga korrupsioni.

Të fundit