Flash News

KRYESORE

Bushati: Rama nuk mund t'i ndryshojë prioritetet e politikës së jashtme

Bushati: Rama nuk mund t'i ndryshojë prioritetet e politikës

Ish-ministri i Jashtëm, Ditmit Bushati, në një intervistë për gazetën Albanian Daily News, ka thënë se kryeministri Rama, tani edhe në krye të diplomacisë, nuk mund t'i ndryshojë prioritetet e politikës së jashtme. "Eshtë shumë vështirë t'i ndryshosh prioritetet; mund të ketë herë pas here variacione apo nunaca, por është e ditur se disa prej prioriteteve të ndjekura nga shërbimi i jashtëm janë strategjike dhe për to janë dakorduar të gjitha forcat politike dhe aktorët socialë", ka thënë Bushati.

Ish-ministri i Jashtëm dhe shefi i tij, Rama, i cili do të jetë tashmë edhe në rolin e numri 1 të diplomacisë shqiptare, kanë ecur në linja të ndryshme sa i takon çështjes së ndryshimit të kufijeve mes Kosovës dhe Serbisë. Bushati ka qenë kundër ndërkohë që kryeministri është treguar i hapur me idenë proponent i fuqishëm i së cilës ka qenë Presidenti kosovar Hashim Thaçi.

Mbetet për tu parë se a do të mund ta ndryshojë Rama prioritetin e 'mosndryshimit' të kufijve të Kosovës.

Të fundit