Flash News

KRYESORE

Bushati: Reforma në Drejtësi ka dështuar, ajo po shkakton probleme

Bushati: Reforma në Drejtësi ka dështuar, ajo po shkakton

Analisti Andi Bushati mendon se Reforma në Drejtësi ka dështuar turpshëm. Ai kërkon nga opinioni publik që të mos helmohet nga qëndrimet e partizanëve të barrikaduar pro Ramës apo pro Metës për Gjykatën Kushtetuese. Analisti merr rastin e gjyqtarit të Kushtetueses, Besnik Muçi.

“Le t’i kthehemi vetëm asaj që ndodhi sot. Besnik Muçi, anëtari më fringo i Kushtetueses, i sapodekretuar nga presidenti, u dogj për pasuri të papërligjur nga vetingu. Ai nxitoi ta injoronte këtë fakt duke pretenduar përmes një kleçke imorale, se ai ishte vetuar si prokuror, ndërsa si anëtar i Gjykatës Kushtetuese, ligji nuk e detyronte t’i nënshtrohej këtij lloj kontrolli.”, është qëndrimi i Bushatit në analizën e tij.

Ai mendon se tani e tutje, sa herë flasim për Reformën në Drejtësi, duhet të bëjmë të heshtin ata që vazhdojnë t’u bien daulleve të suksesit.

“Në çdo pikë ku ta kapësh, përpara se të ofrojë zgjidhje, ajo po shkakton probleme. Ndoshta dhe për këtë fakt, ndoshta se kanë kuptuar përmasën katastrofale të eksperimentit që u provua tek ne, fqinjët tanë po refuzojnë të pranojnë eksportimin e tij nga BE në vendet e tyre.” është qëndrimi i Bushatit, që i referohet deklaratës së presidentit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

Të fundit