Flash News

KRYESORE

Bushati sherr me Çilin: Po pate turp për atë që je… unë nuk do dilja në Tv

Bushati sherr me Çilin: Po pate turp për atë që je…

Në emisionin 'Të Paekspozuarit' të Ylli Rakipit, debati ka rrëshqitur drejt fyerjeve personale. Andi Bushati dhe Henri Çili kanë shkëmbyer akuza të ndërsjellta.

 

Më poshtë debati i zbardhur nga 'Të Paekspozuarit':

Bushati: Ti hoqe Zhejin dhe Alfred Lelën, kur vendose ti shërbeje Edi Ramës.

Çili: U mërzite me Fatos Nanon sepse të nxorri nga lokali… Kurse tani, ben pjese te djemte e merzitur te Bllokut, jeni nga 4 a 5 ju, se njeri nga ju eshte bere kryeminister, e ke zili, por une nuk bie ne kete lloj niveli.

Bushati: Po thuaje,

Çili: Nuk e mendoj keshtu, se eshte banalitet

Bushati: Nese une them banalitete njerezit qeshin me mua Bushati: Njerëzit qeshin me ty sepse thua se çdo 4-vjet duhet të fitojë kryeministri që më bën punë mua. Mua ma më vjen keq që njerzit qeshin me ty. Ti je me Berishën në 21-janar dhe je me Ramën kur ben kanabisin.

Çili: Nuk kam ndryshuar asnje ide

Bushati: Je monument o Çili…

Çili: O Bushat nuk je me gazetar, je pronar, ke financimet e tua okulte…

Bushati: Zero, po zero pra

Çili: Po zero do thuash ti

Bushati: Financime okulte e di kush eshte o, te marresh kredi me emer tjeter

Çili: Ke reklama, ke…

Bushati: Unë nuk kam as borxhe në banka, as jetën nuk e kam fallco dhe as nuk fsheh jetën time.

Çili: Bushat, je pronar

Bushati: Po pate turp për atë që je… unë nuk do dilja në tv.

Çili: Nuk di per cfare e ke fjalen

Bushati: Ben mire qe ben sikur nuk e kupton se gjithe njerezit e kuptojne, rri pa merak

Të fundit