Flash News

KRYESORE

Bushati takime në Francë, por nuk merr garanci për hapjen e negociatave

Bushati takime në Francë, por nuk merr garanci për hapjen e

Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka qenë për një vizitë zyrtare në Paris ku ka patur një agjendë të ngjeshur.

Ministri njofton se ka marrë “vlerësim pozitiv për reformat e ndërmarra nga qeveria”, si dhe është nënvizuar nevoja e thellimit të bashkëpunimit dypalësh në sfidat e përbashkëta evropiane.

Megjithatë, Bushati nuk sqaron nëse vizitat e shpeshta në Francë të zyrtarëve shqiptarë kanë arritur të heqin veton e këtij shteti për hapjen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian. Edhe në takimin që zhvilloi me ministren për Çështjet e Evropës, Nathalie Loiseau, Bushati ka biseduar për procesin e integrimit, por nuk ka marrë asnjë garanci më shumë.

Italia pro hapjes së negociatave për Shqipërinë

Italia mbështet hapjen e negociatave të Bashkimit Europian me Shqipërinë.

Ambasadori i Italisë në vendin tonë, Alberto Cutillo deklaroi sot, në një prononcim për një nga mediet në vend se Italia është pro hapjes së negociatave.

Përfaqësuesi më i lartë i diplomacisë italiane në vendin tonë, Cutillo apeloi edhe vendet e tjera të BE-së që të mbështesin çeljen e negociatave me Shqipërinë, vendim i cili sipas tij, duhet të bazohet në progresin e realizuar nga Shqipëria.

“Europa duhet të shikojë progresin e bërë nga Shqipëria. Është momenti i duhur për Shqipërinë. Komisioni Europian e tha qartë në muajin prill se Shqipëria ka përmbushur kriteret”, – tha Cutillo.

Ambasadori Cutillo theksoi se Shqipëria ka ende një muaj kohë dhe duhet të bëjë të gjitha përpjekjet për të bindur vendet anëtare të BE-së për çeljen e negociatave.

Të fundit