Flash News

KRYESORE

Bushati u hapi dyert 20 emigrantëve të bllokuar në Itali, ku do të strehohen kur të mbërrijnë në Shqipëri

Bushati u hapi dyert 20 emigrantëve të bllokuar në Itali, ku do

Shqipëria ka vendosur të pranojë 20 emigrantë të bllokuar në anijen ‘Diciotti’ në ujërat italiane dhe vendit tonë.

Lajmin e bëri të ditur dje ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati përmes një statusi në tëitter, ku i garantoi mbështetjen e qeverisë shqiptare shtetit italian.

Pas pranimit, lind natyrshëm pyetja: Ku do të strehohen këta 20 emigrantë nga Eritrea?

Sipas ‘report tv’, emigrantët pritet të mbërrijnë në tokën shqiptare pas disa ditësh me traget në Portin e Durrësit.

Mendohet se fillimisht ata do të akomodohen në  në një nga 4 qëndrat për azilkërkues që ka Shqipëria, në qendrën e Karrecit në Durrës.

Megjithatë, ky fakt nuk është ende përfundimtar. Po ashtu, të njëjtat burime konfirmuan se kanë nisur procedurat e transferimit të 20 emigrantëve nga Italia për në Shqipëri.

Të fundit