Flash News

KRYESORE

Bushati vijon ‘fushatën’ pro referendumit në Maqedoni; Dimitrovit i kërkon zbatimin e ligjit të gjuhëve

Bushati vijon ‘fushatën’ pro referendumit në Maqedoni;

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati është duke zhvilluar takime të shumta në vendin fqinj, Maqedoni, ku po jep mbështetje për referendumin e 30 shtatorit, për çështjen e emrit. Në ditën e dytë të vizitës Bushati u takua me homologun Nikola Dimitrov, ku në fund të takimit dhanë dhe një konferencë për shtyp.

Bushati i  bëri apel qytetarëve maqedonas dhe veçanërisht shqiptarëve të Maqedonisë, që të votojnë pro në referendumin e 30 shtatorit si një marrëveshje me “rëndësi të madhe për stabilitetin demokratik në rajonin tonë dhe perspektivën tonë të përbashkët euroatlantike”.

Ministri i Jashtëm nënvizoi gjithashtu se Shqipëria pret me padurim zbatimin e ligjit të gjuhëve në Maqedoni, i cili është një hap vendimtar për përmirësimin e bashkëjetesës ndëretnike. Dy homologët diskutuan dhe për situatën në rajon, dialogun mes Serbisë dhe Kosovës, dhe marrëdhëniet me shtetin fqinj, Greqinë.

Më herët, Bushati u takua me kryeparlamentarin Talat Xhaferri dhe zëvendëskryeministrin Bujar Osmani.

Të fundit