Flash News

KRYESORE

Bushati: Viti 2020 do të jetë si 1997, ju tregoj përse

Bushati: Viti 2020 do të jetë si 1997, ju tregoj përse

Analisti Andi Bushati bën një parashikim të zymtë për vitin 2020. Sipas tij, ai do të jetë njësoj si viti 1997, i mbushur me trazira.

Viti 2019 ishte si 1996. Po them 1996 sepse ne 2020 do të kemi vitin 1997. Pse po them 1996, sepse edhe në 96 kishim një person që kishte të gjitha pushtetet edh sot kemi një person që kërkon t’i marrë të gjitha pushtetet. Nuk kishte opozitë në 96, as sot nuk kemi. Sot presidenti është në procedurë shkarkimi, ligji i fundit për mediat që po synon kapjen edhe të mediave na tregon që një person po i heq edhe tullën e fundit të demokracisë- tha Bushati në “Open” në Top Channel.

Ai shton se ndryshimi i vetëm është se në 1996 kishim një person që qeveriste ndërsa sot kemi një individë që bashkëpunon me 10-15 oligarkë duke vendosur për gjithçka dhe duke rrezikuar një përplasje të varfër-të pasur.

Bushati u ndal edhe te situata në Kosovë, ku është mjaft kritik me partinë LDK.

“Po të shikojmë zgjedhjet e fundit, populli i Kosovës votoi për një ndryshim të madh. Votoi Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin për ndryshim. Çfarë ndodh tani? LDK-ja po kërkon shumë, dhe shikojmë që Vjosa Osmani ka dalë nga skena, dhe në skenë është Isa Mustafa dhe Bahtiri, figura që janë provuar si të korruptuar në pushtet. Albin Kurti është i dënuar për të sjellë ndryshim. Unë votimin e Albin Kurtit e shikoj si një gjë e mirë jo vetëm në Kosovë por në Ballkan.”

Të fundit