Flash News

KRYESORE

Bushati zbraps pretendimet e Athinës për takimin tre ditor: Dialogu nuk do jetë i shkurtër

Bushati zbraps pretendimet e Athinës për takimin tre ditor: Dialogu

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati ka theksuar se dialogu me Greqinë për çështjet e hapura mes dy vendeve nuk do të jetë i shkurtër. Zyrtarët e Athinës pretendojnë që t’i japin zgjidhje pjesës më të madhe të çështjeve në takimin tre ditor që do të zhvillohet më 10, 11 dhe 12 nëntor në ishullin e Kretës mes Bushatit dhe homologut Nikos Kotzias. Megjithatë, Bushati shprehur gatishmërinë për të vijuar dialogun dhe tha se shpreson që një pjesë e dosjes të avancojë.

“Nuk mendoj se do të jetë një dialog i shkurtër. Besoj dhe shpreh të gjithë gatishmërinë time për të vijuar këtë dialog me Greqinë. Ka çështje që janë të njëanshme që nuk kanë nevojë për ujdi mes palëve, ashtu siç ka çështje që kërkojnë diskutimeve. Shpresoj që një pjesë e dosjes të avancojë”, theksoi Bushati.

Ditën e djeshme, Drejtori për Diasporën në Ministrinë e Jashtme të Greqisë tha se rruga e Shqipërisë për në Evropë kalon nga Athina.

Të fundit