Flash News

KRYESORE

Busti për Pjetër Arbnorin bën bashkë politikanët ndër vite, Besnik Mustafaj: Sot do ishte kundërshtar i Ruçit

Ditën e sotme busti i ish kryetarit të Parlamentit, Pjetër Arbnori u vendos në lulishten e godinës së Kuvendit të Shqipërisë.

Presidenti Ilir Meta, Sali Berisha, kryetari Lulzim Basha,  ministra, deputetë e ish deputetë u mblodhën në ceremoninë e organizuar nga Kuvendi.

Gjatë fjalës së tij, kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi u shpreh, “Pjetër Arbnori ishte një personalitet politik i vendosur dhe i respektuar. Jeta vuajtjen ia derdhi lumë, kurse lumturinë ia dha me vonesë dhe ia mori shpejtë”.

Ndërsa ish Ministri i Jashtëm Besnik Mustafaj gjatë fjalës së tij u shpreh, “Faleminderit zotni Pjetër që u ktheve në shtëpinë tënde, tani e mbrapa nuk do të na largohesh më. Ky Parlament do të mbetet shtëpia e patjetërsueshme e tij. Ai ishte një burrë i pjekur dhe i ditur, i aftë ta zgjedhë fjalën e duhur. Ishte pajtues, por jo në dëm të së vërtetës. Nëse do ulej në këtë sallë sot, do të ishte kundërshtar politik i Gramoz Ruçit. Por ai prapë për këtë bust do ta falënderonte atë”.

Të fundit