Flash News

KRYESORE

Butrint, turistja italiane rrëzohet nga shkallët e amfiteatrit, përfundon në spitalin e Sarandës

Butrint, turistja italiane rrëzohet nga shkallët e amfiteatrit,

Vizita në parkun e Butrintit në Sarandë, i ka kushtuar rëndë një turisteje italiane, e cila ndodhej me pushime në vendin tonë. Gjatë ditës së djeshme, në parkun e Butrintit tek amfiteatri, 21-vjeçarja italiane A.S., është aksidentuar.

Më konkretisht ajo ka rrëshqitur dhe është rrëzuar nga shkallët e amfiteatrit, duke pësuar dëmtime të shumta trupore.  E reja u dërgua për ndihmë mjekësore në spitalin e Sarandës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Aktualisht po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, ndërkohë që paraprakisht dyshohet që ngjarja të jetë aksidentale.

 

Të fundit