Flash News

KRYESORE

"Butrinti i jepet me koncesion fondacionit të huaj", PD publikon pamjet: Denoncimi i takimit të fshehtë u bë një vit më parë

Jolio Dine, anëtar i Këshillit Kombëtar të PD, denoncoi një vit më parë  se Parku Kombëtar i Butrintit do të jepet me koncesion, teksa ditën e sotme ka publikuar pamjet nga takimi i fshehtë, ku sipas tij u diskutua dhënia e Butrintit tek një Fondacion i huaj.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Dine ka bërë publike fotot e personave dhe automjetit që udhëtuan me traget nga Saranda për në Korfuz.

Nga Porti i Sarandës në datën 25.08.2019, është identifikuar dalja e një automjeti “Toyota” me targë AA..7.F, me të cilin udhëtonin 4 shtetas të huaj, pjesë e tryezës për “shitjen” e Butrintit.

Gjatë këtij takimi nuk ka patur prezencë të mediave, pasi nuk ka patur njoftim për takimin.

Postimi i plotë:

Butrinti i jepet privatit

Në 12 tetor të një viti më parë denoncova një takim të fshehtë të 25.08.2019 në Korfuz, ku u diskutua dhënia e Butrintit tek një Fondacion i huaj.

Sot po publikoj fotot ekskluzive të personave dhe automjetit që udhëtuan me traget nga Saranda për në Korfuz.

A mund të jepet trashëgimia jonë tek të huajt?

Të fundit