Flash News

KRYESORE

Butrinti me koncension? Tare kundër qeverisë: S’mund t’ua japim të huajve, rrezikohet identiteti

Butrinti me koncension? Tare kundër qeverisë: S’mund t’ua

Qyteti antik i Butrintit, pritet të menaxhohet për dhjetë vitet e ardhshme nga një agjenci e re. Në ligjin e miratuar së fundmi, ajo njihet si “Fondacion”, por për të nuk ka shumë hollësi, me përjashtim të faktit, që do të jetë një partneritet mes Ministrisë së Kulturës dhe një partneri strategjik mbështetur financiarisht nga Fondacioni Shqiptaro Amerikan për Zhvillim (AADF).

Kjo do të ishte hera e parë që në menaxhimin e qytetit antik të Butrintit do të përfshihej drejtëpërdrejt edhe një subjekt jo-publik.

Lidhur me këtë lajm, ish-drejtori i këtij parku arkeologjik Auron Tare, tha se situata në Butrint në 10 vitet e fundit lë për të dëshiruar, sa i përket menaxhimit, por dhe të parkut në tërësi. Por, sipas tij, nuk mund t”u jepet të hujave për ta menaxhuar, pasi rrezikohet identieti.

”Unë mendoj se situata të paktën 10 vjeçarin e fundit në Butrint, lë për të dëshiruar në mënyrën e menaxhimit, të parkut në tërësi në koncept, por edhe ato që u bënë dikur, siç ishin ekspeditat arkeologjike, me partnerë të huaj apo dhe me shqiptarë. Shkolla e restaurimit, e cila pak a shumë nuk është më. Janë një sërë gjërash që nuk janë më në Butrint, kanë humbur, janë zhbërë. Megjithatë, do thosha që me gjithë situatën që ka trashëgimia kulturore shqiptare në Shqipëri, Butrinti i rezistoi të gjitha kërcënimeve apo zhvillimeve turistike të zonës.

Butrinti ka nevojë për përmirësim, ka nevojë për administrim, për koncept. Por, në asnjë mënyrë nuk mund t’u jepet të huajve për menaxhim. Së bashku me profesor Neritan Cekën kur kemi qenë bashkë në një debat, ne rënditëm një seri arsyesh pse nuk mund t’i jepet një fondacioni privat. Nëse do ndodhë, atëherë ne do kemi për shembull, një fondacion grek që mund të marrë Tepelenën, një fondacion turk që mund të marrë Krujën. Nëse ka nevojë për PPP në fusha të ndryshme , në trashëigminë kulturore është e rrezikshme për disa arsye, por më kryesore është identiteti, nuk mund t’u jepet të huajve. Por, nuk kemi model tjetër në Evropë. Duhet të jetë një bërthamë shqiptare, nuk mund t’ia dorëzosh trashëgiminë tënde kulturore një kompanie të huaj.” tha Tare në RTV Ora.

Të fundit