Flash News

KRYESORE

Buxheti i 2018-ës, Basha: Është bërë për të pastruar paratë. Krimi në Shqipëri ka kaluar në dy fusha të tjera

Buxheti i 2018-ës, Basha: Është bërë për të

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një dalje për mediat ka folur rreth projetbuxhetit të qeverisë për vitin 2018. Basha tha se me projektbuxhetin e paraqitur, qeveria po synon të pastrojë paratë e drogës.

“Edi Rama në vitin 2018 do të pastrojë miliardat. E nisi me kultivimin e kanabisit, nuk është më veprimtaria e kanabisit kryesore tashmë. Ka kaluar në dy fusha të tjera. Fusha e parë është e heroinës dhe kokainës dhe fusha e dytë është kafshimi i ekonomisë publike dhe private. Kjo do të thotë se krimi po zhvendoset në mes të shesheve të Tiranës në ndërtim dhe në të famshim projekt 1 miliardë euro të Edi Ramës”, deklaroi Basha.

Kreu i opozitës, tha se me buxhetin e 2018-ës do të ketë më pak para për të rritur rrogat, për ndihmë ekonomike dhe nga ky buxhet do të përfitojnë vetëm baronët.  

“Buxhetin duhet ta marrin në dorë Prokuroria dhe DEA”, u shpreh Basha.

 

Të fundit