Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Buxheti 2018, më shumë taksa, më shumë pará për paga e institucione, nuk do të ketë rritje të pensioneve e as investime të mëdha
Miliardë lekë parashikohet të arkëtohen nga autoritetet fiskale të vendit që gjatë vitit 2018, kundrejt 436.4 miliardë lekëve gjatë këtij viti, me një rritje deri në nivelin prej 6.4%. Miliardë lekë parashikohet të shpenzohen nga arka e buxhetit të shtetit gjatë vitit 2018, kundrejt 469.6 miliardë lekëve gjatë këtij viti, me një rritje deri në nivelin prej 5.8%
Më shumë pará do të futen në arkën e shtetit, por në të njëjtën kohë edhe më shumë do të dalin prej saj. Kjo është situata që qeveria shqiptare parashikon të ndodhë me financat e saj gjatë vitit 2018, në krahasim me atë të sivjetshmen. Kjo bie në sy të paktën gjatë përballjes së parë me shifrat e projektit të buxhetit për vitin e ardhshëm. Ky i fundit, i njohur nga të gjithë si dokumenti themeltar i financave të shtetit, tashmë i ka ravijëzuar të dhënat e tij paraprake në formën e një drafti nga ekspertët e financave dhe tashmë pritet të nisë rrugëtimin e tij “tradicional” si çdo periudhë fundviti, derisa të kalojë për votimin final në Kuvendin e Shqipërisë. Konkretisht, sipas këtij drafti, bëhet me dije se qeveria shqiptare parashikohet që gjatë vitit 2018 të mbledhë plot 464.2 miliardë lekë. Shifër kjo që po ta krahasojmë me atë të këtij viti, përkatësisht prej 436.4 miliardë lekësh, figuron të jetë më e lartë, deri në nivelin prej 6.4%. Dhe që flet kësisoj për një pritshmëri pozitive të autoriteteve fiskale në mbledhjen e më shumë parave nga taksat dhe tatimet. Ndoshta kjo ka lidhje edhe me futjen në regjimin e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) të kategorisë së biznesit të vogël, një masë kjo e përcaktuar tashmë që të aplikohet me paketën e re fiskale 2018. Por në të njëjtën kohë të mos harrojmë që në këtë të fundit, është e parashikuar të përfshihet edhe taksa e re e pronës, gjithashtu një burim i mirë të ardhurash për arkën e buxhetit të shtetit. Nga ana tjetër, projekt-buxheti i vitit të ardhshëm parashikon edhe një rritje shpenzimesh, përkatësisht deri në nivelin prej 5.8%, krahasuar me vitin e kaluar. Konkretisht, në vlerë shifrash, nëse gjatë këtij viti, qeveria shqiptare ka parashikuar të shpenzojë deri në fund të tij, një shumë deri në 469.6 miliardë lekë, gjatë vitit të ardhshëm ajo do të shpenzojë në total 496.6 miliardë lekë. Pra, janë rreth 30 miliardë lekë më shumë që do të dalin nga arka e shtetit në formë shpenzimesh, në krahasim me sivjet. Por gjithsesi, nëse e krahasojmë ndryshimin mes shpenzimeve dhe të ardhurave mes këtij viti dhe atij që vjen, vlen të thuhet se këto të fundit do ta kenë atë në një nivel më të lartë. Për të nxjerrë si konkluzion, se qeveria në tërësinë e saj ka një parashikon që vitin e ardhshëm të përfitojë më shumë para, sesa do të humbasë rrugës së muajve me shpenzimet normale që do të kryejë.
Riorganizimi i institucioneve, do shtohen fondet për pagat
Riorganizimi i institucioneve në tërësinë e tyre, sipas modelit të ri që qeveria “Rama 2” përcaktoi që në fillim të mandatit të saj për vitet 2017-2021, kërkon edhe një fond të posaçëm nga buxheti i shtetit. Pikërisht, këtë të fundit duket se ekspertët e Financave nuk e kanë harruar aspak teksa janë marrë me hartimin e draftit të buxhetit për vitin e ardhshëm 2018. Konkretisht, sipas tij, rezulton se fondi i planifikuar për pagat është në vlerën totale të 65 miliardë lekëve, duke shënuar një rritje me nivelin prej 10.5% në krahasim me këtë vit. E thënë ndryshe, në vitin që vjen, nga arka e shtetit do të nxirren 6.1 miliardë lekë më shumë për të paguar administratën publike, sipas ndarjes së re të saj institucionale. Në një kohë, kur në buxhetin afatmesëm, fondi i parashikuar për paga gjatë vitit të ardhshëm ishte parashikuar të arrinte deri në nivelin prej 60.8 miliardë lekësh. Një vlerë kjo më e ulët në fakt sesa ajo që u caktua nga drafti i buxhetit për vitin e ardhshëm, 2018. Që e vërteton kështu shtimin e fondit në total të pagave për punonjësit e administratës.
Partneriteti publik-privat, vitin e ardhshëm do të realizohen më shumë investime
Vitin e ardhshëm pritet që të realizohen më shumë investime publike dhe këtë e tregon edhe drafti i projekt-buxhetit 2018, sipas të cilit rezulton se zëri për investimet në infrastrukturë pëson një rritje të ndjeshme. Mesa duket, në vitin që vjen, qeveria do të fokusohet më së shumti në realizimin e investimeve publike për të ndërtuar rrugë, ujësjellës-kanalizime etj. Një pjesë e të cilave, pritet që të realizohen pikërisht me formën e njohur koncesionare të lançuar nga qeveria “Rama”, partneriteti publik privat (PPP). Përfshirë këtu edhe nismën e madhe të publikuar prej saj, projekti “1 Miliardë Euro”, i cili presupozon në vetvete pikërisht ndërtimin e mjaft veprave publike nga ana e privatëve, të cilët do të paguhen më pas nga shteti. Konkretisht, fondet për investime parashikohet të arrijnë në rreth 86 miliardë lekë, me një zgjerim prej 16% në krahasim me pritshmëritë e 2017-ës.
Pensionet
Në dokumentin themeltar të financave të shtetit për vitin e ardhshëm, projekt-buxheti 2018, përveç pagave të nëpunësve publikë, ajo që bie në sy, është fakti se edhe fondi për politika të reja pensionesh ka pësuar një rënie të tij. Konkretisht, ai është ulur në vlerën e 1.8 miliardë lekëve, nga 2.6 miliardë lekë që ishte në vitin 2017-n dhe 3.1 miliardë lekë që ishte parashikuar në buxhetin fillestar afatmesëm (për 2018-n). Duke lënë kështu të kuptohet se gjatë muajve të vitit të ardhshëm, për kategorinë e pensionistëve në rang vendi nuk do të ketë një rritje të dukshme të pensioneve të tyre, siç ndodhi për shembull këtë vit i cili përkoi edhe me një vit elektoral.

Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38