Flash News

KRYESORE

Buxheti 2019, Vokshi: 35 milionë dollarë humbje çdo vit nga financimi i dobët i arsimit

Deputetja e PD, Albana Vokshi, në bashkëbisedimin e opozitës për buxhetin e vitit të ardhshëm, ka folur lidhur me financimin e arsimit.

Vokshi ka cituar një studim të UNICEF, ku thuhet se për shkak të financimit të ulët të arsimit, çdo vit shteti ka humbur rreth 35 milionë dollarë.

Në grafikët e paraqitur, deputetja e PD ka treguar se financimi për arsimin në vend ka ardhur duke u ulur që nga viti 2013.

“Mënyra më e mirë për të shkatërruar të ardhmen e një kombi është të shkatërrosh arsimin në vend dhe kjo është ajo që Edi Rama po bën”, shprehet Vokshi.

Të fundit