Flash News

KRYESORE

Buxheti përplas socialistët, Majko ka një tjetër pakënaqësi; nuk i kanë dhënë as lekët për dieta

Buxheti përplas socialistët, Majko ka një tjetër

Diskutimet për buxhetin e vitit të ardhshëm kanë nxjerr në pah përplasjet e brendshme në radhët e mazhorancës. Këtë herë, kritikat janë drejtuar të gjitha ndaj ministrit të Financave, Arben Ahmetaj.

Në komisionin e Ekonomisë, një ditë më parë, thuajse të gjithë deputetët socialistë i dolën kundër propozimit të tij për tatimin e të gjitha pagave. Ndërkohë sot, kritika për ministrinë e Financave ka pasur edhe Pandeli Majko. Ky i fundit ka kundërshtuar buxhetin që i është vënë në dispozicion ministrisë së Diasporës për vitin 2019.

Për Agjencinë Kombëtare të Diasporës është akorduar vetëm 16 përqind e shumës që ministria kishte kërkuar ndërsa ministria e Financave është treguar e kursyer edhe tek pjesa e dietave pasi nga 30 milionë lekë që ministria e Diasporës kishte kërkuar i është akorduar një buxhet prej 26.5 mln lekë në total për të gjitha shpenzimet.

“Shifra 26.5 është shumë e vogël. Tani o do merremi o nuk do merremi. Me këtë gjuhë unë kam folur edhe me ministrin kur është diskutuar buxheti. Kërkesat fillestare të agjencisë kombëtare të diasporës kanë qenë 165 mln”, u shpreh Majko në komisionin parlamentar ndërsa kërkoi risimin e buxhetit për ministrinë e Diasporës.

Të fundit