Flash News

KRYESORE

Buxhetit i mungojnë 50 milionë euro, Qeveria dështon me mbledhjen e të ardhurave

Buxhetit i mungojnë 50 milionë euro, Qeveria dështon me mbledhjen

Qeveria nuk e ka realizuar sipas parashikimeve mbledhjen e të ardhurave pasi buxhetit i mungojnë 50 milionë euro.

Ministria e Financave ka publikuar shifrat për mbledhjen e të ardhurave në pesë muajit e parë të këtij viti dhe rezulton se rritja është vetëm 1.8% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2017-të. Por, në 2017-ën, kjo rritje krahasuar me vitin paraardhës kishte arritur në 7.6%, çka tregon se për 2018-ën objektivat nuk janë arritur.

Të dhënat zyrtare tregojnë se mungojnë rreth 6.5 miliardë lekë (ose 50 milionë euro) në pesë muajt e parë të vitit në raport me planin nga të cilat 2.8 miliardë lekë nga TVSH-ja,  1.1 miliardë lekë nga tatimfitimi dhe 1 miliard lekë nga tatimi mbi të ardhurat personale.

Të fundit