Flash News

KRYESORE

Buzë liqenit e maleve me borë, ku po e shijon diellin e pranverës presidenti Meta?

Buzë liqenit e maleve me borë, ku po e shijon diellin e pranverës

Presidenti Ilir Meta ka treguar se di të dalë jashtë kornizave të zyrtarit të lartë dhe postit të personit më të rëndësishëm të vendit. Ndonëse si president i Republikës, Meta nuk ka ngurruar që të tregojë më shumë nga dita e tij, përtej obligimeve zyrtare.

Këtë të dielë, duket se Meta po e shijon më së miriditën e pushimit larg Tiranës së zhurmshme. 

Përmes një statusi në facebook, Meta zbulon se këtë fundjavë pranverë po e kalon më së miri në Pogradec.

“Të dashur miq, ju uroj një ditë të mbarë nga Pogradeci”, shkruan Meta, ndërsa publikon këtë foto pak minuta më parë në facebook.

Meta shfaqet teksa shijon kafen e mëngjesit në një bar, buzë liqenit të Ohrit dhe rrëzë maleve që siç duket, dominon ende bora e rënë së fundmi në të gjithë territorin.

 

Të fundit