Flash News

KRYESORE

Buzëkuqi që mbizotëroi sezonin

Sezoni i verës mbizotëroi nga ngjyrat e ndezura që shprehin gjallëri. kjo vihet re edhe tek ngjyrat e thonjve që bien në sy (portokalli apo rozë), ngjyra të theksuara të buzëkuqve dhe krem pudër me nuance pjeshke.

Pothuajse çdo sezon vere mbizotërojnë ngjyrat e ndezura të cilat bien në sy. E njëjta gjë ndodhi me ngjyrat e buzëkuqve edhe këtë verë ku dominonte ngjyra portokalli dhe nuancat e saj.

Portokallia është ngjyra e buzëkuqit që zotëron stinën e verës. Këtë nuancë mund ta përdorni në formën e buzëkuqit mat ose me shkëlqim.

Ashtu si ngjyra e kuqe, edhe ngjyra portokalli ka shumë tonalitete: karotë, kajsi, salmon, pjepër, mandarinë. Dhe në gjithë këtë mori ngjyrash patjetër do të mund të gjeni nuancën që ju përshtatet me ngjyrën e lëkurës apo veshjen që keni.

Falë vetive hidratuese, buzët tuaja do të duken magjepsëse. Për lëkurat e çelura sugjerohen tonalitetet e ëmbla, ndërsa për ato normalet dhe mat sugjerohen tonalitetet e ndezura.

Të fundit