Flash News

KRYESORE

Buzhala paralajmëron miqtë në politikë: Nëse dhunohem fizikisht, e ka bërë Presidenti

Buzhala paralajmëron miqtë në politikë: Nëse dhunohem

Gazetari i njohur nga Kosova, Berat Buzhala ka ironizuar ngjarjen e fundit ku është përfshirë i vëllai i presidentit Hashim Thaçi.

Dyshohet se vëllai i Thaçit, Gani Thaçi ka sulmuar drejtorin e Byrosë Kosovare të Sigurimeve, Blerim Pushkolli.

Buzhala në një reagim në rrjetet sociale ka ironizuar ngjarjen e shumëpërfolur dhe paralajmëron të gjithë miqtë e tij në politikë se nëse dhunohet fizikisht, është i bindur se pas ngjarjes fshihet vetë presidenti Thaçi.

Statusi i plotë:

Njoftim:

Unë jam përgatitë fizikisht edhe psikoligjikisht me me rrehe Presidenti, ose dikush me urdher te tij, per shkak qe nuk eshte i kenaqur me raportimet tona ne Gazete Express dhe T7:

Presioni qe po ushtrohet ne drejtim te mediave, e posacerisht ndaj medias ku une punoj, nga Presidenti Thaci, dhe njerezit e tij, eshte i tmerrshem. Te gjithe njerezit e politikes qe i kam ne listen e miqve ne FB le ta marrin kete si nje njoftim zyrtar. Le te mbetet e shenuar, le te mbetet fjale publike, ky postim i imi, ne menyre qe te mos thuhet qe nuk e ke paralajmeru. Ne menyre qe mos me i rreziku personat tjere, ndaj te cileve po ushtrohet presioni, po duhet me qene jotransparent.

Per cdo rast po i bej tag disa nga politika, duke perfshire qeverine, kuvendin dhe presidencen: Vjosa Osmani-Sadriu(deputete), Naser Rugova(deputet), Ilir Deda(deputet), Abelard Tahiri(minister), Uran Ismaili(minister dhe nenkryetar i PDK'se), Daut Haradinaj(deputet), Vlora Citaku(ambasadore ne SHBA), Artan Behrami(Presidence), Endrit Shala (minister), Bilall Sherifi(deputet), U.S. Embassy Prishtina, Kosovo, German Embassy Prishtina, British Embassy Prishtina, Italian Embassy Prishtina.

Të fundit