Flash News

KRYESORE

Bylisi shokon Partizani, Vllaznia fiton me dramë ndaj Luftëtarit

Bylisi shokon Partizani, Vllaznia fiton me dramë ndaj Luftëtarit

Bylisi ka shokuar Partizanin duke fituar me rezultatin 2-1. Ballshiotët i dhanë një shuplakë kampionëve duke i mposhtur. Një ndeshje e keqe për të kuqtë që përveç humbjes i pezullohen dhe Broja e Telushi

Takimi u hap nga goli i Ndrecës, mbrojtësi gjuajti me forcë dhe topi u përplas te Belica që e devijoi drejt rrjetës. Takimi u barazua në minutën e 26' nga Bardhi. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-1.

Pjesa e dytë nisi me ballshiotët në sulm. Guindo dërgoi topin në rrjetë për t'i dhënë fitoren ekipit ballshiot.

Vllaznia ka fituar me vuajtje kundër Luftëtarit jashtë fushe. Ekipi shkodran fitoi 0-2 me golat e Malotës dhe Likës në 5 minutat e fundit të lojës. Fitore e rëndësishme nga shkodranët.

Të fundit